Zeqirija Ibrahimi takon ambasadorin e Kosovës, SH.T. Florian Qehaja

nga Redaksia

Shkup, 17 janar – Sot, në zyrën qendrore të Alternativës, kryetari Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Sekretarin Organizativ Bashkim Murtezi, priti në takim ambasadorin e Kosovës, Shkëlqesia e Tij Florian Qehaja.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e procesit të integrimeve evropiane, angazhimi i koalicionit VLEN për përfaqësimin e denjë të shqiptarëve në ekzekutiv, forcimi i marrëdhënieve vëllazërore me Kosovën dhe zbatimi sa më i shpejtë i sistemit “One Stop Shop” në pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Ambasadori Qehaja përshëndeti angazhimin e koalicionit VLEN, ndërsa kryetari Ibrahimi u zotua se si pjesë e qeverisë do ta mbështesin fuqishëm Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është vendimtar për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More