Mucunski në konferencë ministrore për dimensionin human të Formulës për paqe në Ukrainë

nga D V

Shkup, 31 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të marrë pjesë në Konferencën ministrore për dimensionin human të Formulës për paqe në Ukrainë e cila po mbahet në Montreal, Kanada.  Konferenca është organizuar në partneritet nga Ministritë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Norvegjisë dhe Ukrainës.

Në konferencë, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, ministrat pritet të shkëmbejnë mendime dhe qëndrime në lidhje me kthimin e të burgosurve të luftës dhe civilëve të ndaluar ilegalisht si rezultat i luftës ruso-ukrainase, si dhe gjetjen e mekanizmave më të përshtatshëm për kthimin e popullit të zhvendosur ilegalisht dhe fëmijëve ukrainas të dëbuar me forcë nga ana e Federatës ruse.

“Në mënyrë shtesë, konferenca pritet të nxjerrë një plan veprimi për lirimin e civilëve të burgosur, pengjet ushtarake dhe politike, si dhe kthimin e fëmijëve të dëbuar. Plani do të përfshijë dhe masa për rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre me familjet e tyre pas kthimit në vendlindje”, thuhet në kumtesë.

Në kuadër të konferencës është parashikuar që Mucunski të zhvillojë dhe disa takime bilaterale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More