Shkup, 22 maj – Ministri i Pinëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim me delegacionin nga Ostausschuss der deutschen Wirtschaft, Komiteti lindor i ekonomisë gjermane.

“Biseduam për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve dhe tërheqjen e investimeve tër eja gjermane, si dhe për volitshmëritë investuese, posaçërisht në Zona zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI). E cekëm edhe angazhimin e Qeverisë prë avancim të klimës afariste dhe kushteve për punë për kopanitë vendore dhe të huaja, me qëllim të rritjes ekonomike, zhvillimit të sektorit privat dhe hapje të vendeve të reja të punës”, shkroi Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk.
Në takim janë këmbyer mendime edhe për sfidat ekonomike globale dhe ndikimin e tyre ndaj tregtisë dhe investimeve.

“U dakorduam se, edhe përkundër paqartësive në nivel botëror, mes dy shteteve, duke u mbështetur në marrëdhëniet e shkëlqyeshme politike, mbeten fuqishëm të përkushtuar në forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral ekonomik”, shkroi ministri Mucunski në Fejsbuk.