Siljanovska Davkova priti delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë

nga D. V.

Shkup, 22 maj – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova zhvilloi një takim me delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë, të udhëhequr nga kryetari i gjykatës, Mirosllav Sheparoviq, në shoqërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Darko Kostadinovski.

Bashkëbiseduesit, siç kumtoi Kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova, vlerësuan se me këtë vizitë, e cila realizohet pas një pushimi dy dekadësh, rinovohet bashkëpunimi i ndërsjellë që duhet të vazhdojë, të intensifikohet dhe thellohet, për shkak të shkëmbimit të përvojave dhe mësimit nga njëri tjetri.

Si profesoreshë e të drejtës kushtetuese, presidentja Siljanovska Davkova i ka shënuar dhe sqaruar vërejtjet dhe mangësitë e zgjidhjeve tona kushtetuese për Gjykatën Kushtetuese në krahasim me ato për Gjykatën Kushtetuese të Kroacisë. Ajo ka shprehur përpjekje për kompetenca më të gjera në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, zgjedhjet dhe referendumin, por edhe rishqyrtim të disa prej tyre, si dhe saktësimin dhe ashpërsimin e kushteve për fitimin e statusit të gjyqtarit kushtetues.

Presidentja ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë si pushteti i katërt, përkatësisht ndërmjetësues ndërmjet tre pushteteve.

Në takim është diskutuar edhe për përvojën kroate me ligjin kushtetues për Gjykatën Kushtetuese, si dhe problemet e lidhura për mungesën e rregullimit ligjor të çështjeve kushtetuese-juridike tek ne.

Gjyqtarët kushtetues kroat kanë shprehur gatishmëri të ndihmojnë në përshpejtimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë, duke theksuar përfitimet e anëtarësimit si për anëtarët, ashtu edhe për BE-në.

Duke falënderuar për mbështetjen, presidentja Siljanovska Davkova ka theksuar se leksionet kroate nga procesi i eurointegrimeve mund të jenë të çmuar për ne.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More