Mucunski në takim me ministrat e punëve të jashtme të NATO-s në Bruksel

nga D V

Mucunski, 3 dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e shefave të diplomacive të vendeve-anëtare të NATO-s, që po mbahet në selinë e Aleancës në Bruksel.

Ëshgtë parashikuar që në takimin ministror të bisedohet për sifdat aktuale të sigurisë të NATO-s, për ngjarjet në fqinjësinë jugore të Aleancës, për gjendjen aktuale të ndërlidhur me agresioinin rus ndaj Ukrainës, si dhe për implementimin e deritanishëm të vendimeve të marra në Samitin e Paktit në Uashington të mbajtur në korrik të këtij viti.

Pjesa punuese e takimit do të fillojë me mbledhje të Këshillit Atlantik të Veriut në nivel të shefave të diplomacive, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri i Jordanisë, Abdullai i Dytë. Temë kryesore e takimit do të jetë ngjarjet në Lindjen e Afërt dhe implikimet e sigurisë prej tyre në NATO.

Në fund të ditës së parë të mbledhjes do të mbahet sesion i Këshillit NATO-Ukrainë në formë të një darke pune, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha.

Takimi ministror i NATO-s do të vazhdojë nesër paradite me mbledhje të Këshillit Atlantik të Veriut, ku ndër të tjera do të bisedohet edhe për përgatitjet në Samitin e Aleancës që do të mbahet vitin e ardhshëm në Hagë.

Në margjinat e takimit, është parashikuar që ministr Mucunski të realizojë shumë takime dypalëshe me kolegët e tij pjesëmarrës në takim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More