Murati: Pyetni ata që s’po votojnë se ç’po bëjnë për ta ndryshuar këtë situatë

nga D. V.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se grupi i tij parlamentar po ndërmerr hapa konkretë për të ndryshuar situatën politike dhe institucionale në vend, raporton Ekonomia Online.

“Po marrim veprime duke votuar. Pyetni ata që nuk po votojnë se çfarë po bëjnë për ta ndryshuar këtë situatë”, tha Murati.

Ai shprehu shpresën se do të ketë ndryshime së shpejti, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm për zgjidhjen e krizës.

“Shpresojmë që do të ketë ndryshime. Ne për çdo të dytën ditën po hymë në Kuvend për konstituim”, tha Murati.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More