Përurohet në Podujevë shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

nga D V

Sot në qendër të Podujevës është zbuluar shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Të pranishëm në ceremoni ishin ish presidenti i shtetit, Fatmir Sejdiu, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti.

Në fjalë rasti e mbajti edhe Ukë Rugova, djali i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Shtatorja e Rugovës është përuruar në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.

“Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, të shtunën më 7 shtator, në Podujevë  përurohet shtatorja e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kjo shtatore e cila është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale”, thuhej në njoftimin për media.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More