Murati: Shpresoj se opozita do të reflektojë dhe të konstituohet Kuvendi

nga D. V.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati pret reflektim të partive opozitare për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

“Shpresoj se pas takimeve të udhëheqësve të opozitës me presidenten dje, të kenë reflektuar dhe ta marrin parasysh seriozitetin e situatës që Kuvendi të konstituohet, të themelohen institucionet e reja dhe të vazhdojë qeverisja e vendit.

Ne kemi Qeveri në detyrë. Problemi është që nuk kemi Kuvend të konstituar dhe kësisoj ka mangësi dhe mungesa që dita – ditës po vërehen, duke filluar nga marrëveshjet ndërkombëtare që nuk janë ratifikuar vitin e kaluar, pastaj me Planin e Rritjes të BE-së, i cili pret nënshkrim dhe ratifikim këtë vit.

Për më tepër, ka edhe institucione të tjera, siç është Televizioni publik, për të cilin miratimi i buxhetit duhet të bëhet nga Komisioni për Buxhet si dhe situata të tjera, të cilat kërkojnë rishikimin e buxhetit. Të gjitha këto mbeten peng konstituimit të Kuvendit”, tha Murati.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More