Mustafa – Muratit: Kosova vlen më shumë se Albulena Haxhiu, e keni kolapsuar vendin

nga D. V.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa i ka reaguar ish-ministrit të Financave Hekuran Murati, duke thënë se shqetësimi i tij për humbjen e 90 milionë eurove kredi nga Banka Botërore, është i pasinqertë.

Mustafa e ka akuzuar Muratin dhe Lëvizjen Vetëvendosje se e kanë futur vendin në krizë ekonomike, energjetike dhe politike.

“Ish-Ministri i Financave u paska paraqitur kinse i shqetësuar se Kosova nuk po mundet t’i marrë 90 milionë euro kredi nga Banka Botërore. Sikur shqetësimi i tij të ishte i sinqertë, ai do të duhej të fliste për mbi 600 milionë euro grante që Kosova po i humbë si pasojë e sanksioneve të BE-së, si dhe për kolapsin ekonomik, energjetik dhe politik që po pëson Kosova si pasojë e bllokimit të Kuvendit nga partia e tij. Fundja, nëse janë vërtetë të shqetësuar, dalja nga kjo krizë që e kanë futur vendin nuk kërkon shumë – thjesht kërkon një ndërgjegjësim se Kosova vlen më shumë se Albulena Haxhiu”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More