Haradinaj priti Dritan Demirajn, ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë

nga D. V.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj priti Dritan Demirajn ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë.

“Në selinë e Aleancës mirëprita sot mikun Dritan Demiraj. Si ish-Ministër i Brendshëm i Shqipërisë, oficer i Forcave Speciale dhe ekspert i sigurisë kombëtare, Dritani ka qenë gjithmonë në ballë të përballjes me sfidat që rrezikojnë sigurinë.

Biseduam për situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe për sfidat që i prekin shqiptarët në të dy anët e kufirit. Me kënaqësi pranova edhe botimet e tij të fundit, që dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm për çështje me interes strategjik për kombin tonë.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të palëkundur në shërbim të atdheut, pata nderin t’ia ndaj Medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, shkroi në Facebook, Haradinaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More