Makedonski Brod, 23 dhjetor – Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Prilep – Makedonski Brod, informojnë nga LAMM.
Paraprakisht nga LAMMi informuan se është vendosur ndalesë për qarkullim për mjete të rënda edhe në akset rrugore Dibër – Mavrovë, Tetovë – Kodër të Diellit dhe Gostivar – Kërçovë përmes kalimit malor Strazhë, si dhe në aksin rrugor Manastir – Resnjë përmes kalimit malor Gjavatë dhe në aksin rrugor Resnjë – Ohër nëpër qafën malore të Bukovës.