Ndalesë për qarkullim të kamionëve në rrugën Strugë – Qafë Thanë

nga Xh M

Strugë, 12 janar – Nga ora 14:30 vendoset ndalesë për qarkullim për automjete të rënda në drejtimin rrugor Strugë – V.K. Qafë Thanë, informon NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Ndërmarrja publike paraprakisht njoftoi se është vendosur ndalesë për kamionë për shkaqe parandaluese në drejtimet rrugore Gostivar – Mavrovë – Dibër, Gostivar – Strazhë – Kërçovë, në qafat malore Presekë, Pletvar, Gjavatë, në rrugën Makedonski Brod – Prilep përmes qafës malore Barbaros dhe nga Dellçeva deri në V.K. Dellçevë.

NP “Rrugët e Maqedonisë” paraprakisht informoi se është hapur për qarkullim për automjetet transportuese rruga Deve Bair – Kriva Pallankë.

“Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve tona të kujdestarisë”, informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Nga Ndërmarrja shtojnë se krahas makinerisë edhe fuqia punëtore është përfshirë në pastrimin e rrugëve, ndërsa ekipet e kujdestarisë gjenden vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More