MPB njofton se ka ndaluar një shtetas të Kosovës, i cili është kapur duke vjedhur.
Të ndaluarit i është caktuar masa e paraburgimit.
Gjatë kontrollit i janë gjetur bizhuteri, ora dore, një letërnjoftim kroat dhe sende të tjera dhe gjatë identifikimit është paraqitur në mënyrë të rreme si shtetas kroat.
Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare dhe sendet e konfiskuara i janë kthyer viktimës.
Njësia për punë të brendshme Karposh në SPB Shkup me procedurë të shpejtë ka ngritur kallëzim penal, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh”, thonë nga MPB.