Shkup, 9 korrik – Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se për shkak të riaktivizimit të zjarrit pranë Bllacës, komunikacioni në aksin rrugor Shkup–PK Bllacë është plotësisht i ndërprerë në të dy drejtimet, ndërsa është mbyllur edhe pika kufitare Bllacë. Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me institucionet e tjera kompetente, po ndërmerr masa për shuarjen e zjarrit.
Apelojmë te qytetarët të mos nisen drejt PK Bllacë deri në shuarjen e zjarrit dhe normalizimin e komunikacionit, për çka publiku do të informohet në kohë.