Në aeroportin e Ohrit fluturimi i parë direkt i “Turkish erllajns” nga Stambolli

nga D. V.

Ohër, 27 mars – Me arritjen e udhëtarëve nga Stambolli sot në aeroportin “Sh. Apostull Pavle” të Ohrit do të shënohet fillimi zyrtar i linjës së re ajrore nga Stambolli në Ohër.

Bëhet fjalë për fluturimin e parë në linjën direkte të linjës ajrore “Turkish erllajns” që nga sot do të nis fluturimin nga Stambolli drejt aeroportit “Sh. Apostull Pavle” të Ohrit.

Sipas paralajmërimeve të mëparshme, fluturimet në linjën Stamboll – Ohër do të realizohen katër herë në javë, të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën. Turkish erllajns do të përdorë aeroplanët Erbas A321, Boing 737-800 dhe Boing 737-900 nga flota e saj.

Në manifestimin e sotëm në Aeroportin e Ohrit është paraparë të marrin pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Aleksandar Nikolloski, drejtori ekzekutiv i “TAV Airporteve” Serkan Kaptan, drejtori ekzekutiv i “Turkish erllajns” Bilall Eksi dhe ambasadori turk Fatih Ulusoj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More