Shpallja e laureatëve të Mbrëmjeve strugane të poezisë për vitin 2025

nga D. V.

Shkup, 27 mars – Në amfiteatrin e Akademisë së arteve dhe shkencave të Maqedonisë së Veriut në Shkup sot do të shpallen laureatët e Mbrëmjeve strugane të poezisë për vitin 2025.

Siç paralajmëruan nga festivali, pas shpalljes së fituesve, tradicionalisht do të pasojë leximi poetik i anëtarëve të PEN qendrës së Maqeodnisë dhe Shoqatës së shkrimtarëve, të cilët do ta ndajnë poezinë e vet, në nder të kësaj ngjarjejen të rëndësishme kulturore dhe poetike.

Manifestimi “Mbrëmjet strugane të poezisë” mbahet çdo vit në muajin gusht në Strugë. Në festivalin poetik ndahet mirënjohja më e madhe për tërë veprimtarinë poetike, çmimi “Kurora e artë” me të cilën deri më tani janë stolisur disa nga poetët më të rëndësishëm botërorë, si dhe çmimin “Urat e Strugës”, i cili ndahet për përmbledhjen më të mirë poetike mes dy festivaleve të Mbrëmjeve strugane të poezisë nga poeti-debitues.

Çmimi “Urat e Strugës” u vendos në vitin 2003, si pjesë e bashkëpunimit me UNESKO-n, ndërkaq me rastin e festimit të Ditës botërore të poezusë – 21 Marsi, me qëllim që të stimulohet, promovohet dhe afimrohet krijimtaria poetike si një prej shprehjeve më kreative të njerëzimit.

Çdo vit, Mbrëmjet strugane të poezissë dhe UNESKO bashkarisht e festojnë këtë ditë, me ç’rast zyrtarisht kumtohen dhe promovohen fituesit e çmimeve “Kurora e artë” dhe “Urat e Strugës”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More