Në Gjykatën Penale sot shqiptohet vendimi për rastin “Geriatria”

nga Xh M

Shkup, 21 janar – Në Gjykatën themelore publike sot duhet të shpallet aktvendim për rastin “Geriatria”, ku Muhsin Arifi – ish drejtor i Spitalit të specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative dhe Blerim Amiti – i punësuar në klinikë ngarkohen për marrjen e rryshfetit dhe shpërblesës për ndikim kundërligjor.

Sipas aktakuzës, Arifi, drejtor i ISHP Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative, ka kërkuar dobi pronësore prej 20.000 eurove për të mundësuar pranim të pacientes në gjendje të rëndë shëndetësore. Amiti, i cili paraprakisht e ka njohur dëshmitarin, u ofrua të ndërmjetësojë dhe e ka marrë shumën e parave, me ç’rast është kapur në vendin e ngjarjes nga policia.

Të akuzuarit në fillim të gjykimit u prononcuan se nuk ndjehen fajtorë për veprat që u ngarkohen.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More