Në sheshin qytetit në Kavadar do të mbahet ditë e hapur e Armatës

nga Xh M

Kavadar, 1 qershor – Automjete të blinduara, armë dhe pajisje mbrojtëse do të mund të shohin qytetarët në ditën e hapur të Armatës, e cila do të mbahet sot në sheshin e qytetit në Kavadar nga ora 10:00 deri në 13:00, kumtuan nga Zyra për marrëdhënie ushtarake me opinionin.

Me rastin e stërvitjes ndërkombëtare “Immediate response 25” (IR 25) që mbahet në PU “Krivollak”, qytetarët do të kenë mundësi të shohin nga afër automjetet e reja të armatës JLTV, automjetin inxhinierik “Husky” dhe robotin për zbulimin dhe çminimin e minave, si dhe mjetet NHBO. Përveç kësaj, ata do të kenë mundësi të njihen me armët më të fundit të këmbësorisë, pajisjet mbrojtëse nga ushtritë e SHBA-së, Italisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Stërvitja ndërkombëtare “IR 25” është pjesë e stërvitjes më të madhe të NATO-s këtë vit në tokën evropiane, “Defender 25”. Në aktivitetin e stërvitjes në poligonin ushtarak “Krivollak” marrin pjesë mbi 2.200 personel ushtarak nga vendi, SHBA-ja, Shqipëria, Greqia, Italia, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar, Austria dhe Kosova. Përmes kryerjes së ushtrimeve përmirësohen aftësitë e gatishmërisë, ndërveprimit dhe parandalimit midis aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More