Shkup, 1 qershor – Nga ora 17 deri në orën 18 sot në qendër të Shkupit do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit për shkka të garës me biçikleta, rolerka, trotinetë, gara për fëmijë dhe prindër me karroca për fëmijë.
SPB Shkup kumtoi se Njësiti i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku, me ç’rast trafiku do të riorientohet në rrugët përreth.
“Gara do të fillojë nga pozicioni i nisjes te Porta Maqedonia, djathtas përgjatë rrugës ,,Dimitrie Çuposki’’, djathtas përgjatë rrugës ,,Vasill Gllavinov’’, drejt përgjatë bulevardit ,,VMRO’’, majtas përgjatë blvd.,,Ilinden’’ deri në kryqëzimin me rrugën ,,Naum Naumovski Borçe’’ – Parku i Qytetit te monumenti i Goce Dellçevit”, kumtoi SPB Shkup.
Prej aty ju bëjnë thirrje gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet eventi.