Në spitalin e nefrologjisë në Strugë mungojnë mjekë dhe infermierë

nga Xh M

Strugë, 14 dhjetor – Edhe pse më shumë se 14,000 pacientë trajtohen çdo vit në spitalin e nefrologjisë në Strugë, spitali përballet me mungesë serioze të personelit shëndetësor. Drejtuesit shpresojnë në ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë, për zgjidhjen e këtij problemi të madh. Nga ministria kanë marrë premtim se pas Vitit të Ri do të ketë vende të reja pune, me çka do të rritet numri i personelit mjekësor, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.

Pjesë e problemit, si në të gjitha objektet shëndetësore, është edhe zgjidhja e statusit të punonjësve me kontratë në vepër.

Me ndihmën e Ambasadës Zvicerane, në spital është rinovuar objekti për hemodializë, në mënyrë që pacientët nga jashtë të vijnë dhe të trajtohen në spital.

“Kemi krijuar kushte për zhvillimin e turizmit shëndetësor, i cili do të jetë i rëndësishëm jo vetëm për Strugën, por për të gjithë rajonin jugperëndimor. Presim pacientë nga vendet fqinje, nga vendi ynë fqinj”, tha Erxhan Selimi – Zëvendësministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Para disa vitesh është rikonstruktuar pjesa e çatisë, por drejtori Ziba thotë se kanë ende probleme me çatinë. Vetëm në vitin 2023, në spital janë kryer më shumë se 16,000 procedura hemodialize.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More