Kodra e Diellit nis sezonin turistik, Kasami: Gjithçka gati për turistët dhe vendasit

nga Xh M

Tetovë, 14 dhjetor – Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka vizituar sot pikën turistike kodra e Diellit, me ç`rast, nga afër është njohur me situatën atje dhe përgatitjen për fillimin e mbarë të sezonit turistik. Për dallim nga vizitat e vende të tjera, Kasami sot zgjodhi që rrugën për në kodër të Diellit ta bëj me autobusin e transportit të qytetit, për njoftuar kështu edhe gjithë qytetarët se, nga dita e sotme do e kenë në dispozim këtë linjë të rregullt për në kodër të Diellit.

“Kam kënaqësi që para opinionit të prezantoj servisimin dhe përgatitjen e gjitha pajisjeve për këtë sezon, duke nisur nga ski liftat e gjitha pajisjet tjera përcjellëse, me çka besojmë se ky sezon do jetë i suksesshëm. Janë bërë shumë punë për një kohë të shkurt dhe i përgëzoj drejtuesit e kodrës së Diellit për punën e tyre që kjo sezon të jetë e suksesshme. Edhe si pushtet lokal edhe si qeveri do punojmë fuqishëm që dalë ngadalë pikës turistike të kodrës së Diellit t`ia kthejmë shkëlqimin e më parshëm, por edhe me investimet që planifikojmë duam këtë qendër turistike ta bëjmë më të rëndësishme në rajon”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More