Nedelkov: SASHK nuk do të marrë pjesë në asnjë protestë të organizuar nga partitë politike

nga Xh M

Shkup, 31 gusht – SASHK-u nuk do të marrë pjesë në asnjë protestë të organizuar nga partitë politike, thotë kryetari Jakim Nedelkov, pasi LSDM-ja thirri për tubim të mësimdhënësve nesër para Ministrisë së Arsimit.

“Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë e Republikës së Maqedonisë – SASHK, si sindikata më e madhe për arsim dhe shkencë, në të cilën janë anëtarësuar mbi 20.000 edukatorë, distancohet nga çdo lloj ndikimi dhe veprim politik në arsim. Në një periudhë negociatash intensive për të gjetur një zgjidhje dhe mjete për ngritjen e statusit social të punonjësve në arsim, veprimi i partive politike dhe marrja e rolit të sindikatave, i referohet blerjes së pikëve të vogla politike dhe mund të ketë efekt të kundërt. Partitë politike kanë pasur dhe kanë mundësinë të dëshmojnë se sa të shqetësuara janë për pedagogët dhe dinë ta vlerësojnë më së miri. SASHK do të vazhdojë të veprojë me të gjitha mjetet e disponueshme sindikaliste edhe në periudhën e ardhshme, deri në arritjen e qëllimit.

Anëtarët e SASHK-ut nuk do të marrin pjesë në asnjë protestë të organizuar nga partia dhe do të kujdesen rreptësisht nga ndërhyrjet e politikës në sindikatë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More