Nënkryetari i Kuvendit Milloshoski takoi kryeparlamentaren slovene

nga Xh M

Shkup, 10 prill – Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Antonijo Milloshoski dhe anëtarët e këtij trupi punues të Kuvendit, në ditën e dytë të vizitës së saj në vend, takuan kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Kllakoçar Zupançiq.

Siç kumtuan nga pres shërbimi i Kuvendit, në takim u shkëmbyen mendime për disa aspekte të bashkëpunimit ndërmjet vendit tonë dhe Republikës së Sllovenisë, me theks në mbështetjen e vazhdueshme sllovene për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe për të gjithë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Milloshoski foli për pengesat me të cilat ballafaqohet vendi ynë në rrugën e gjatë drejt arritjes së qëllimit strategjik, duke theksuar zhgënjimin e shkaktuar te qytetarët nga procesi i stërzgjatur i integrimit evropian, si faktor që nxit edhe migrimin”, thuhet në kumtesë.

Bashkëbiseduesit iu referuan edhe përvojës sllovene në raport me Kroacinë, si shembull i përshtatshëm për tejkalimin e kontesteve dypalëshe në interes të zgjerimit të BE-së.

Kllakoçar Zupançiq e rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Sllovenisë për integrimin e vendit tonë në BE, duke vlerësuar se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë sa më shpejt për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryetarja e Kuvendit dhe deputetët e KÇE-së shkëmbyen mendime edhe për bashkëpunimin parlamentar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, si dhe për mundësitë për shfrytëzimin e përvojave në procesin e reformave, veçanërisht në fushën e arsimit dhe shëndetësisë publike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More