Nesër bëhet varrimi i anëtarëve të DNK-së të cilët humbën jetën nga zjarri në Koçan

nga D. V.

Shkup, 19 mars – Anëtarët e grupit DNK të cilët humbën jetën nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan do të varrosen gjatë ditës së nesërme. Këngëtari i grupit, Andrej Gjorgjieski do të varroset në varrezat e qytetit në Butel, ndërsa anëtarja e grupit dhe profesoresha e Fakultetit të muzikës, Sara Projkovska në varrezat në Lisiçe. Varrimi i muzikantit të ri nga Strumica, bateristit të bendit, Gjorgji Gjorgjiev do të bëhet në varrezat e qytetit në Strumicë.

Nga familja e Andrej Gjorgjieskit njoftuan se varrimi do të bëhet në orën 10, ndërsa nga Fakulteti i muzikës në faqen e tyre në Fejsbuk publikuan se varrimi i Projkovskës do të bëhet në varrezat në Lisiçe në orën 12.

Nga shkolla fillore e muzikës “Boro Xhoni” ku ishte i punësuar Gjorgjiev kanë konfirmuar informacionin se ai do të varroset në varrezat e qytetit në Strumicë. Paraprakisht eshtrat do të ekspozohen në Kapelën e qytetit nga ora 12, ndërsa nesër në orën 10 punonjësit e shkollës së muzikës do të mbajnë seancë komemorative.

Në kishën në Novosellë të Shtipit, trupat e Filip Stevanovskit dhe Aleksandar Kolarovit, pjesë të grupit DNK do të ekspozohen nga ora 9 deri në orën 11, ndërsa në të njëjtën kohë trupi i Aleksandër Efremovit i cili poashtu ishte pjesë e bendit do të ekspozohet në kishën “Sh. Troica” në Shtip.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More