Nevzat Bejta: Nuk do të hakmerrem ndaj administratës

nga Redaksia

Gostivar, 8 janar – Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, thotë se postin e kryetarit të komunës e synon me qëllimin që të punojë në të mirë të të gjithë qytetarëve. Ai njëherësh premton se nuk do t’i hakmerret administratës komunale, pasi akuzat për keqpërdorim kanë të bëjnë me ish-drejtuesit e kësaj komune, Arben Taravari dhe Valbon Limani, derisa sipas tij, administrata e kryen punën në mënyrë profesionale.

“Nuk vij që t’ju hakmerrem administratorëve. Administratorët në komunë dhe institucionet tjera e kanë kryer punën në mënyrë profesionale, ashtu siç u kanë thënë eprorët e tyre. Përgjegjësi kanë eprorët e tyre, Taravari plus Limani, për shkak se ata e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në krye të Komunës së Gostivarit.”, – deklaroi kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta.

Bejta njëherësh premton se me punën që do ta bëjë nëse merr mandatin e kryetarit të komunës, do të krenohen të gjithë qytetarët dhe ata që do ta vizitojnë Gostivarin.
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, thotë se postin e kryetarit të komunës e synon me qëllimin që të punojë në të mirë të të gjithë qytetarëve. Ai njëherësh premton se nuk do t’i hakmerret administratës komunale, pasi akuzat për keqpërdorim kanë të bëjnë me ish-drejtuesit e kësaj komune, Arben Taravari dhe Valbon Limani, derisa sipas tij, administrata e kryen punën në mënyrë profesionale.

“Nuk vij që t’ju hakmerrem administratorëve. Administratorët në komunë dhe institucionet tjera e kanë kryer punën në mënyrë profesionale, ashtu siç u kanë thënë eprorët e tyre. Përgjegjësi kanë eprorët e tyre, Taravari plus Limani, për shkak se ata e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në krye të Komunës së Gostivarit.”, – deklaroi kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta.

Bejta njëherësh premton se me punën që do ta bëjë nëse merr mandatin e kryetarit të komunës, do të krenohen të gjithë qytetarët dhe ata që do ta vizitojnë Gostivarin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More