Qipro, 8 janar – Viti 2026 është i rëndësishëm për angazhimin e Unionit për zgjerim me partnerët e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë, tha kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, në ceremoninë e hapjes së Presidencës qipriote me Këshillin e Bashkimit Evropian.
Sipas tij, Malin e Zi në 12 muajt e ardhshëm mund ta shohim me negociata të përfunduara. Vendet aspirante të vazhdojnë me reformat, ndërkaq BE-ja t’i përshtatet zgjerimit. Evropa nuk është vetëm një referencë gjeografike, por bashkësi vlerash, tha Kosta.
“Në botën multipolare, një Union Evropian i zgjeruar do të thotë më e fortë, më e sigurt dhe me më shumë paqe brenda Evropës dhe jashtë saj. Zgjerimi i radhës me Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme për përforcimin e Unionit si lojtar gjeopolitik. Që zgjerimi të bëhet realitet, duhet të veprojmë njëkohësisht në dy fronte: e para, duhet të vazhdojmë me reformat në vendet kandidate; e dyta, Bashkimi Evropian duhet ta përgatisë veten për anëtarë të rinj.”, – deklaroi kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Kosta.
Duke folur për prioritetet e vitit 2026, Kosta shtoi se duhet vazhduar me strategjitë e vitit që lamë pas.
“Në vitin 2026, duke punuar krah për krah me Komisionin Evropian, duhet t’i japim një shtytje të re konkurrencës ekonomike të Evropës. Duhet të japim rezultate për qytetarët tanë, sepse kohezioni social pa prosperitet është i paqëndrueshëm. Kjo është arsyeja pse më 12 shkurt do të thërras një sesion strategjik për shkëmbim idesh të udhëheqësve evropianë, për të diskutuar se si të shfrytëzohet potenciali i plotë i tregut të vetëm të Evropës.”, – theksoi kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Kosta.
Sipas Kostës, për Qipron do të jetë thelbësore përgatitja e fazës tjetër e diskutimeve për buxhetin, duke siguruar që burimet financiare të jenë në përputhje me qëllimet e BE-së. Nën moton: “Një Union autonom, i hapur ndaj botës”, Qiproja në gjashtë muajt në vijim do të udhëheqë me Bashkimin Evropian.