Shkup, 31 janar – Qindra qytetarë me lule në dorë e duke ndezur qirinj, u mblodhën në shenjë proteste për vdekjen e 22 vjeçares Frosina Kullakova, e cila mbrëmjen e 29 nëntorit, duke dashur të kalojë rrugën në bulevardin “Aradhet Partziane” u përplas për vdekje nga një makinë. Shoferi ishte një 20 vjeçar, i cili jo vetëm që nuk kishte patente shoferi por edhe ishte në gjendje të dehur. Për protestuesit, nuk bëhet fjale për aksident por për vrasje për faktin se i riu ishte i njohur për dosje penale, por asnjëherë nuk u dënua.
“Ndjehemi shumë të trishtuar sepse nuk kemi asnjë siguri as në rrugë as në shtëpi, askund. Kërkojmë përgjegjësi për vdekjen e Frosinës sepse ajo mund të ishte cilido prej nesh”, tha një qytetar.
“Edukimin shtëpiak gjithnjë e vendosë në rend të parë. Nga ne prindërit varet se çfarë fëmijë dhe në çfarë rruge do t’i shpijmë fëmijët tanë por gjithsesi duhet edhe pushteti, përgjegjësit të kenë më tepër vëmendje, të ketë përgjegjësi të barabartë për të gjithë, pa dallim të përkatësisë fetare apo fuqisë financiare”, u shpreh një qytetare.
“Arsimimi i pamjaftueshëm, korrupsioni. Të gjitha këto kanë kontribuar që kjo të ndodhë. Pa leje qarkullimi nuk guxohet të ngitet veturë e të mos dënohet. Edhe të dënohet e të lëshohet, kjo është e patolerueshme.
Meqë njiheshit, çfarë personi ishte Frosina?
Nga ajo që e njihja, ishte ambicioze. Kështu do ta përshkruaja, e këndshme, ambicioze..”, tha një tjetër qytetare.
“Kjo është vrasje, vrasje klasike! Qoftë me armë qoftë me veturë, kjo është vrasje. Ka shumë gjëra që përputhen por policia dhe shteti këtu nuk është e fuqishme. Dikush fajëson se shteti është fajtor. Nuk është. Gjykatësit dhe prokurorët të cilët e kanë sjellë situatën të jetë i lirë, ta bëjë këtë”, deklaroi një qytetar.
“Gjykatësit, aman njerëz, gjykoni si duhet. Mos të ndodhin më kështu gjërash, shkoi një jetë e re. Pse shkoi? Pse nuk u dënua ai djalë nuk e kam të qartë, e pash në Facebook, djalë i ri por pse nuk e dënuan pse nuk e burgosën kur e kapën me drogë? Vetëm tre muaj ishte në burg, pse vetëm tre muaj? Pse babai i tij dha para? Kujt i dha para për atë djalë? Pse janë kaq të shitur këta gjykatës?”, tha një tjetër qytetar.
Dosja penale e 20-vjeçarit që përplasi për vdekje 22 vjeçaren, Toshkovski: Si mundet një person me dosje kriminale të jetë prapa timonit?
20 vjeçari Vasill Jovanov i cili përplasi për vdekje 22 vjeçaren Frosina Kullakova edhe më herët është përballur me drejtësinë. Ai nga prilli deri në korrik të vitit të kaluar, ka qenë në paraburgim, i akuzuar për prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike, shkruan Alsat.
Pas paraburgimit, gjykata i pati shqiptuar masë edukuese dhe përmirësuese për ta dërguar në shtëpinë korrektuese në Tetovë, duke e trajtuar të pandehurin si një i rritur i ri. Edhe në vitin 2023 kundër Jovanovit ishte ngritur hetim për aksident në komunikacion, ku një person kishte përfunduar me lëndime trupore.
Megjithatë, Jovanov asnjëherë nuk u dënua. Edhe përkundër këtyre të dhënave Gjykata Penale shprehet e habitur se si opinioni lidh aksidentin e 29 janarit me vepra të tjera që kanë ndodhur vitin e kaluar.
“E paqartë është lidhja e cila po krijohet në publik për lëndë penale e cila në shkallë të parë ka përfunduar me masë korrektuese për një person të caktuar për një vepër penale, me vepër tjetër penale që ka ndodhur 7 muaj më vonë. A ka mundur dikush në sistemin gjyqësor të parashikojë se i akuzuari pas 7 muajsh nga aktvendimi me të cilën duhet të institucionalizohet, mund të kryejë vepër tjetër penale, e për këtë është dashur të mbahet në paraburgim. Ligjet në vendin tonë si dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, nuk e lejojnë këtë”, thonë nga Gjykata Penale.
Nga Penalja thonë se faji për përplasjen fatale të 22 vjeçares nuk është te gjyqësori sepse çdo individ mund të shkaktojë aksidente në komunikacion. Ndërkohë ministri i brendshëm Pançe Toshkoski pyet si mund që një person i tillë, edhe më tej të drejtojë makinë.
“Opinioni me të drejtë pyetet, si mundet një person me dosje kriminale, pa patentë shoferi, me aq shumë shkelje të mëparshme të rregullave të komunikacionit, përsëri të jetë prapa timonit? Këto nuk janë vetëm temë për diskutim, por problem real dhe serioz që kërkon zgjidhje konkrete dhe të paprolonguara”, u shpreh Pançe Toshkoski – Ministër i brendshëm.
Si zgjidhje, kryeministri Hristijan Mickoski përmend sistemin “qytet i sigurt”.
“E di se MPB si procedurë po e zbaton dhe shumë shpejtë do ta kemi një sistem të tillë i cili sjellje të tillë të egër do të sanksionojë. Kjo patjetër duhet të ndodhë pavarësisht se sa plumba politik do të marrim, këtë duhet ta instalojmë dhe zbatojmë dhe të ndërmarrim politikë ndëshkuese e cila do të jetë rigoroze sepse edhe një jetë po të shpëtojmë, kemi arritur qëllimin. Për fat të keq shumë herët u shua një jetë e re për shkak një egërsire të tillë i cili në mënyrë të egër është sjellë në rrugët e kryeqytetit”, u shpreh Hristijan Mickoski – Kryeministër.
20 vjeçarit i është shqiptuar paraburgim 30 ditor. Ai kur përplasi për vdekje 22 vjeçaren po drejtonte makinën me shpejtësi të madhe, kaloi në semafor të kuq, pa leje qarkullimi dhe në gjendje të dehur. Makina ishte në emër të babait të tij, i cili sipas disa njoftimeve jozyrtare, është i punësuar si nënkolonel në kazermën Ilinden.
Qytetarë të shumtë u mblodhën për të nderuar viktimën 22 vjeçare Frosina Kullakova, e cila u përplas për vdekje duke kaluar rrugën
Qindra qytetarë me lule në dorë e duke ndezur qirinj, u mblodhën në shenjë proteste për vdekjen e 22 vjeçares Frosina Kullakova, e cila mbrëmjen e 29 janarit, duke dashur të kalojë rrugën në bulevardin “Aradhet Partziane” u përplas për vdekje nga një makinë. Shoferi ishte një 20 vjeçar, i cili jo vetëm që nuk kishte patente shoferi por edhe ishte në gjendje të dehur. Për protestuesit, nuk bëhet fjale për aksident por për vrasje për faktin se i riu ishte i njohur për dosje penale, por asnjëherë nuk u dënua.
“Ndjehemi shumë të trishtuar sepse nuk kemi asnjë siguri as në rrugë as në shtëpi, askund. Kërkojmë përgjegjësi për vdekjen e Frosinës sepse ajo mund të ishte cilido prej nesh”, tha një qytetare.
“Edukimin shtëpiak gjithnjë e vendosë në rend të parë. Nga ne prindërit varet se çfarë fëmijë dhe në çfarë rruge do t’i shpijmë fëmijët tanë por gjithsesi duhet edhe pushteti, përgjegjësit të kenë më tepër vëmendje, të ketë përgjegjësi të barabartë për të gjithë, pa dallim të përkatësisë fetare apo fuqisë financiare”, u shpreh një qytetare.
“Arsimimi i pamjaftueshëm, korrupsioni. Të gjitha këto kanë kontribuar që kjo të ndodhë. Pa leje qarkullimi nuk guxohet të ngitet veturë e të mos dënohet. Edhe të dënohet e të lëshohet, kjo është e patolerueshme.
Meqë njiheshit, çfarë personi ishte Frosina?
Nga ajo që e njihja, ishte ambicioze. Kështu do ta përshkruaja, e këndshme, ambicioze…”, shtoi një qytetare.
“Kjo është vrasje, vrasje klasike! Qoftë me armë qoftë me veturë, kjo është vrasje. Ka shumë gjëra që përputhen por policia dhe shteti këtu nuk është e fuqishme. Dikush fajëson se shteti është fajtor. Nuk është. Gjykatësit dhe prokurorët të cilët e kanë sjellë situatën të jetë i lirë, ta bëjë këtë”, deklaroi një qytetar.
“Gjykatësit, aman njerëz, gjykoni si duhet. Mos të ndodhin më kështu gjërash, shkoi një jetë e re. Pse shkoi? Pse nuk u dënua ai djalë nuk e kam të qartë, e pash në Facebook, djalë i ri por pse nuk e dënuan pse nuk e burgosën kur e kapën me drogë? Vetëm tre muaj ishte në burg, pse vetëm tre muaj? Pse babai i tij dha para? Kujt i dha para për atë djalë? Pse janë kaq të shitur këta gjykatës?”, pyet një qytetar.