Ngritja kolektive e Jugut Global, u ka mundësuar gjithnjë e më shumë vendeve në zhvillim, të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në qeverisjen globale, duke hapur një “moment të Jugut Global” për qeverisjen globale.
Një sondazh i zhvilluar CGTN me 9.182 të anketuar në 47 vende të botës, tregon se të anketuarit nga vendet e Jugut Global në përgjithësi kërkojnë përmirësime dhe ndryshime në sistemin aktual të qeverisjes globale, vlerësojnë pozitivisht Iniciativën për Qeverisje Globale të propozuar nga Kina
Lidhur me çështjet më urgjente në qeverisjen aktuale globale, të anketuarit nga Jugu Global rendisin varfërinë dhe pabarazinë (74%), sigurinë ushqimore (70.9%) dhe sigurinë rajonale e terrorizmin (63.6%) si tre shqetësimet e tyre kryesore. Ndërkohë, 73.2% e të anketuarve besojnë se vendet e zhvilluara nuk i kanë përmbushur plotësisht përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre në çështjet ndërkombëtare. 81.9% e të anketuarve i bëjnë thirrje Kombeve të Bashkuara t’i kushtojnë më shumë vëmendje interesave dhe kërkesave të vendeve të Jugut Global.
Në anketë, 76.2% e të anketuarve nga vendet e Jugut Global, kërkojnë reformimin e sistemit të qeverisjes globale, në vend që të fillohet nga e para. Midis tyre, të anketuarit presin të përmirësojnë qeverisjen globale duke rritur transparencën e vendimmarrjes në organizatat ndërkombëtare, duke forcuar përfaqësimin e vendeve në zhvillim, si dhe duke promovuar bashkëpunimin dhe koordinimin ndërkombëtar, veçanërisht duke forcuar bashkëpunimin Jug-Jug në fushat ekonomike, teknologjike dhe reduktimin e varfërisë, si dhe në fusha të tjera, për t’u përballur me situatën e vazhdueshme të trazuar ndërkombëtare.
Sondazhi u krye nga CGTN në bashkëpunim me Universitetin Renmin të Kinës përmes Institutit për Komunikim Ndërkombëtar në Epokën e Re, duke synuar të anketuar nga e gjithë bota. Vendet e anketuara mbulojnë vendet kryesore të zhvilluara dhe vendet e Jugut Global.