Nikolloski: Krijojmë rregullore të re për ndërtimin e infrastrukturës së çiklizmit, siguria në komunikacion është prioritet i lartë

nga D. V.

Shkup, 18 shtator – Qeveria përmes Ministrisë së Transportit realizon një varg masash për përmirësimin e infrastrukturës në komuna me çka e ngrit sigurinë në komunikacion dhe e përmirëson cilësinë e jetës. Në ndërkohë krijojmë edhe rregullore të re për projektim dhe ndërtim të infrastrukturës çikliste në komuna, theksoi nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në konferencën e sotme kushtuar përmirësimit të transportit urban. 

“Ministria e Transportit i bashkohet fushatës më të madhe evropiane për të rritur vetëdijen për transportin e qëndrueshëm dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytete, duke konfirmuar kështu angazhimin tonë për të ecur në të njëjtin drejtim me praktikat më të mira evropiane. Strategjia Kombëtare e Transportit për periudhën 2018-2030 parashikon një masë për të mbështetur qytetet më të mëdha në zhvillimin e planeve të lëvizshmërisë urbane të qëndrueshme. Mbështetja përfshin zhvillimin e planeve të lëvizshmërisë urbane të qëndrueshme për Kavadarin dhe Prilepin, Koçanin, Strumicën dhe Strugën, në përputhje me udhëzimet për zhvillimin dhe zbatimin e planeve të lëvizshmërisë urbane të qëndrueshme të BE-së”, theksoi Nikolloski.

Ai potencoi se Ministria rëndësi të veçantë i kushton përparimit të standardeve për infrastrukturën çikliste me qëllim që të rritet siguria në komunikacionin çiklist. 

“Në Ligjin për rrugët shtetërore parashikuam bazë për miratimin e Rregullores për projektim dhe ndërtim të infrastrukturës çikliste, ndërsa në bashkëpunim me sektorin civil përgatitëm propozim Rregullore e cila do të miratohet gjatë periudhës së ardhshme. Me këtë, duam të dërgojmë porosi se biçikleta si simbol i lëvizshmërisë së qëndrueshme është mjet i barabartë transporti, e jo vetëm mjet i rekreacionit. Me mbështetje nga shteti dhe me vizion të komunave, mund të ndërtojmë qytete të cilët janë më të qëndrueshme, më të sigurta dhe vende më të mira për jetesë”, theksoi Nikolloski. 

Konferenca e sotme ishte organizuar në kuadër të Javës Evropiane për Lëvizshmëri nën moton “Lëvizshmëri për çdonjërin”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More