Zgjedhjet lokale 2025: KSHZ do t’i publikojë përshkrimet e 3480 vendvotimeve

nga D. V.

Shkup, 18 shkurt – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasdite në ueb faqen e saj do t’i publikojë përshkrimet e 3.480 vendvotimeve për Zgjedhjet lokale 2025 të caktuara për 19 tetor të vitit 2025. Komisionet komunale të zgjedhjeve (KKZ) gjithashtu do të publikojnë karakteristikat e vendvotimeve. 

Siç u theksua në seancën e sotme ë 135-të të KSHZ-së, prej të hënës fillon trajnimi në këshillat zgjedhor për zgjedhjet për çka u miratua plani për punë. 

Në seancë u miratuan gjashtë formularë për punën e komisioneve komunale të zgjedhjeve. 

Anëtarët e komisionit pranuan kërkesën për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe atë për 24 persona nga ODIHR, si dhe për pesë persona të propozuar nga Agrolider Krivogashtan. 

Në seancë gjithashtu u pranuan 24 kërkesa për përjashtimin e anëtarëve të KKZ-së, ndërsa pastaj u bë zgjedhje e rastësishme. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More