Nis në Velipojë prishja e vendkalimeve të paligjshme të automjeteve përgjatë pedonales

nga D. V.

Me nisjen e sezonit turistik, Policia Bashkiake në Shkodër ka ndërmarrë një aksion me synim lehtësimin e lëvizjes për qytetarët vendas dhe turistët e huaj.

Aksioni i Policisë Bashkiake është përqendruar sot në Velipojë, aty ku ka nisur edhe prishja e vendkalimeve të paligjshme për automjetet përgjatë pedonales.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u shpreh se ky aksion i ndërmarrë nga Policia Bashkiake dhe Ndërmarrja e Shërbimeve Publike çon në lirimin e hapësirave të dedikuara për këmbësorët.

Sipas Becit, çdo ndërhyrje që cenon sigurinë e qytetarëve nuk do të tolerohet.

Investimet e kryera në Velipojë, transformimi i hapësirave, sistemimi dhe pastërtia kanë bërë që Velipoja të kthehet në një ndër destinacionet më të preferuara për turistët vendas e të huaj gjatë viteve të fundit. /j.p/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More