Nisin dorëheqjet në Malësi të Madhe, kryebashkiaku mbledh kolegët në drekën e lamtumirës/ Tjetër situatë në Pukë dhe Fushë-Arrëz: Urdhri i Ramës nuk është i detyrueshëm

nga L. M

Pas udhëzimit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe administratorëve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, kanë nisur lëvizjet e para në nivel lokal.

Në Malësi të Madhe, kryebashkiaku Tonin Marinaj ka qenë ndër të parët që ka zbatuar urdhrin. Ai ka mbledhur vartësit e tij në një drekë lamtumire, ku u ka komunikuar ndryshimet e pritshme në administratë dhe vendimin për largimin e dy nënkryetarëve dhe disa administratorëve.

Ndërkohë, në Pukë dhe Fushë-Arrëz, ku bashkitë drejtohen nga kryetarë të djathtë, nuk ka pasur lëvizje. Dy kryetarët demokratë nuk kanë pranuar të ndërmarrin shkarkime, duke argumentuar se urdhri i Kryeministrit nuk është i detyrueshëm për ta.

Lëvizje janë sinjalizuar edhe në Bashkinë e Shkodrës, ku drejtuesit ndodhen në një mbledhje të mbyllur. Deri më tani, nuk ka pasur një njoftim zyrtar për vendimet e mundshme  por ndryshime ka tek administratoret.

Ndryshime ka edhe ne bashkinë e Vaut te Dejës por mbledhja pritet te zhvillohet ditën e nesërme, ku kryebashkiaku Kristian Shkreli do të takohet me të gjithë drejtuesit e bashkisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More