Nisma e PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, Balla: Shqetësim nga shumë qytetarë

nga D V

Partia Socialiste ka propozuar një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale dhe kërkon të kalojë me procedurë të përshpejtuar.

Nisma është depozituar në Kuvend me firmën e 40 deputetëve socialistë. Njoftimi i nismës nga ana e Spiropalit shkaktoi debate në Kuvend pasi opozita tha se nuk ishte në dijeni të këtij propozimi.

Prandaj seanca u ndërpre për t’iu vënë në dispozicion opozitës propozimi.

Me rifillimin e seancës, ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, foli për nismën duke u shprehur se procedura është në sipas rregullore së Kuvendit.

“Edhe kolegë të opozitës në shumë raste kanë ngritur një shqetësim të qytetarëve, ata që na kanë dhënë nderin e madh që të jemi në këtë sallë, lidhur me disa raste apo shumë raste të penalizmit të padrejtë, duke perifrazuar edhe kolegët e opozitës, për ndërtime që kanë të bëjnë me një riparim çatie, me një mur mbajtës të një shtëpie, të një avllie, dhe në këtë kontekst deputetë të PS-së, do të ftoja dhe deputetë të PD-së që ta përmirësojnë draftin në punë e sipër që do të zhvillohet në Komision”, tha Balla.

“Ajo që po thotë kryetarja e Kuvendit me shumë të drejtë është që në fund të seancës, pasi të shpërndahet tek të gjithë deputetët drafti i propozuar, sepse e ka të përcaktuar rregullorja si bëhet, sepse rregullorja e përcakton që njohja me draftin bëhet në komisione. Ju e doni përpara, do ta merrni përpara, ju tha kryetarja e Kuvendit dhe me të drejtë nuk ka asnjë shkelje të rregullores”, theksoi Balla.

“Problemi këtu është, ju jeni kundër kësaj nisme, do të shpreheni pas 2 javësh, por sa i përket procedurës, procedura është shumë e qartë. Qytetarët presin që dhe unë të isha në opozitë do të ngrija dy kartonë, jo një karton. Sepse në fund të fundit kjo është diçka që lidhet drejtpërsëdrejti me qytetarët. Prandaj për t’u kthyer tek procedura”, u shpreh Balla.

“Procedura e Kuvendit në këtë rast është shumë e qartë. Nuk ka ndodhur asnjëherë që sapo depozitohet një nismë ta kërkojnë të gjithë deputetët. E kërkuat do ta keni kërkesën sipas asaj që ju tha kryetarja”, theksoi Balla.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More