Një grua raportoi se ka presion psikik nga vajza dhe dhëndri i saj në Prishtinë, të dyshuarit janë në kërkim policor

nga D V

Një grua ka njoftuar se vazhdimisht ka presion psikik nga dhëndri dhe vajza e saj më të cilët jeton në të njëjtën banesë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 02:00 në Prishtinë.

Tutje thuhet se ankuesja ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim policor.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka njoftuar se vazhdimisht ka presion psikik nga dhëndëri dhe vajza e saj me të cilët jeton në të njëjtën banesë. Ankuesja ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim policor. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More