Shkup, 14 shtator – Katër personat që kërkuan ndihmë pas zjarrit në depon e riciklimit të mbeturinave në Trubarevë të Shkupit janë jashtë rrezikut për jetë. Një banore e Trubarevës është shtruar në spital në Klinikën e Toksikologjisë, ndërsa tre personat e tjerë, një pjesëtar i Armatës, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe një polic, tashmë janë lëshuar për trajtim shtëpiak, informoi sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu.
Pacientja e shtruar në spital, e cila ka sëmundje me komorbiditete, po i nënshtrohet testeve shtesë, po trajtohet në mënyrë të përshtatshme dhe Aliu shpreson që së shpejti të lirohet në shtëpi.
Ministria e Shëndetësisë krijoi një shtab krize pas zjarrit, janë zhvilluar protokolle dhe rekomandimet e publikuara më parë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) mbeten të vlefshme.
Aliu njoftoi se Qeveria do të marrë një vendim këtë pasdite në një seancë onlajn që nxënësit e shkollave në afërsi të vendit të zjarrit të ndjekin mësimet onlajn për një javë.
Drejtoresha e IPSH-së, Marija Andonovska, njoftoi se sipas monitorimit që po bëjnë, nuk ka devijime në parametrat e rrezatimit në ajër. Analiza shtesë do të kryhen gjatë ditës, si dhe do të kontrollohet toka dhe uji në zonat e prekura, tha Andonovska.
Ajo apelon të ndiqen rekomandimet e dhëna të cilat, siç tha, janë në përputhje me të gjitha standardet botërore dhe pavarësisht se sa të thjeshta dhe të zakonshme mund të duken, nëse respektohen, veçanërisht nga qytetarët e grupeve të cenueshme, me sëmundje komorbiditete, sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët, ato mund të kontribuojnë në mungesën e problemeve shëndetësore.
“IPSH nuk kryen analiza fiziko-kimike, por do të monitorojë cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit, si dhe rrezatimin në ajër. Sipas analizave dhe njohurive tona, aktualisht nuk ka devijime nga parametrat minimalë për radioaktivitet në ajër”, tha Andonovska.