“Nuk na dhanë vend në listë”/ Kreu i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim, Vasil Sterjovski, tregon pse u largua nga PD dhe u bashkua me PS

nga Xh M

Tiranë, 30 mars – Vasil Sterjovski, kreu i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian i cili kandidon në listën e hapur të PS për qarkun e Korçës, ka zbuluar për Top Channel detajet e marrëveshjes mes dy partive për zgjedhjet e 11 majit.

Mungesa e hapësirës së përfaqësimit në listat e hapura të së djathtës për partitë e vogla sipas Sterjovskit ishte shkaku që ai të tërhiqej nga koalicioni dhe të bashkohej me Partinë Socialiste

Për deputetin që ka përfaqësuar minoritetin maqedonas në Kuvend, Kodi Zgjedhor mbetet problematik sa i takon hapësirës për partitë e vogla dhe sidomos për minoritetet të cilët sipas tij duhet të kenë vendin e tyre në Parlament.

Sterjovski e sheh përfaqësimin e minoriteteve në parlament si të vetmen mundësi për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More