Shkup, 30 mars – Afërsia e shtetit me SHBA -në shkon në favor të përforcimit të lidhjes me partnerin strategjik dhe ky raport nuk nënkupton ftohje tëmarrëdhënieve me Bashkimin Evropian,organizatë ku pretendojmë, vlerëson për TVM2, ish ambasadori, Muhamed Halili. Sipas tij, fakt për këtë mbesin deklaratate kryeministrit Mickoski mbi mbështetjen e vazhdueshme tëpolitikës së jashtme të Unionit.
“Nuk është se ka krijuar diçka specifike tëlëshimit të raporteve me BE-në dhe krijimit të raporteve të ngushta me ShBA-në në kurriz të raporteve me BE-në, sepse ai në asnjë deklaratë nuk ka thënë se obligim parësor dhe strategji afatgjate është strategjia e bashkëpunimit me partneritn strategjik, ShBA-në”, u shpreh ish ambasadori Muhamed Halili.
Procesi eurointegrues i vendit, Halili: Duhet kompromis, Shkup- Sofje- Bruksel
Në raport me avancimin e bashkëpunimit me BE-në në prespektivën e vendit, Halili thotë se angazhimi duhet të fokusohet në gjetjen e një formule kompromisi tripalësh: Shkup, Sofje, Bruksel.
“Ky proces duhet të zhvillohet si proces bashkëpunmi me të gjitha vendet anëtare të BE-së, sepse procesi i vetos bullgare është bërë më proce i vetos i BE-së, sepse BE-ja ka aprovuar plani e ashtuquajtur francez…Ka mënyra të tjera se si do të jetë ajo, ka mënyra kompromisi të përbashkët, kompromis tripalësh:BE, Maqedoni dhe Bullgari. Këto gjëra në politikë janë të mundshme, nuk ka gjëra që nuk lëvizin asnjëherë – kështu është thënë dhe kështu mbetet sepse atëherë nuk do të ketë zhvillim në raportet diplomatike botërore”, theksoi Halili.
SipasHalilit, nga ajo që shihet në publik, angazhimi aktual i qeverisë është vënë në kursin politik të brendshëm, konkretisht ne gjetjen e një platforme për ta luftuar korrupisonin dhe krimin e organizuar.