“O milet, hajde ore ou”, momenti kur gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit në Lushnje, familjarët të tmerruar me duart në kokë

nga Xh M

Sot paradite është gjendur në shkurre trupi i pajetë i 22-vjeçarit Fabjol Ibraliu. I riu u aksidentua mbrëmjen e djeshme me automjetin e tij teksa po ecte me shpejtësi 160 km/ orë. Automjeti tip “Ford” ishte bërë copash, megjithatë uniformat blu nuk po arrinin të gjenin trupin e pajetë të të ndjerit.

Fillimisht banorët e zonës deklaruan se ai ishte larguar pas aksidentit, ndërsa nëna ishte e bindur që i biri ka ndërruar jetë. Ajo kërkonte t’i gjenin trupin, por deri në orët e para të mëngjesit të sotëm kjo ishte e pamundur. Shkak për këtë u bë edhe terreni i vështirë me shkurre, ndërsa tashmë kanë dalë pamjet nga momenti kur gjendet trupi i tij.

Dy persona, në dukje familjarë kërkojnë ndihmë nga të tjerët pas pikasjes së të ndjerit. “O milet, hajder ore ou”, dëgjohet në një video të shpërndarë në rrjetet sociale. Aty mblidhen dhe të tjerë, por barishtet dhe shkurret e dendura e bëjnë të pamundur shquarjen e imazheve.

https://www.facebook.com/watch/?v=1327090938693529&t=0

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More