Obusët BORAN të Turqisë dorëzohen në Maqedoni

nga Redaksia

Shkup, 21 qershor – Obusët turk BORAN me kalibër 105 mm javën e kaluar iu dorëzuan Maqedonisë, ndërsa promovimi i tyre zyrtar do të bëhet muajin e ardhshëm, konfirmoi për MIA-n ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski.

Detajet e marrëveshjes nuk mund të bëhen të ditur, thotë Misajlovski, sepse është e klasifikuar. 

 Informacioni se Maqedonia është bërë vendi i parë evropian që ka marrë obusë të Turqisë BORAN me kalibër 105 mm u njoftua nga Ministria Turke e Mbrojtjes.

 “Urime të gjithëve që kontribuan në këtë sukses, i cili është me rëndësi të madhe duke pasur parasysh se ky është eksporti i parë i obusëve tona në Evropë”, theksohet në kumtesën e Ministrisë Turke.

 Marrëveshja për dorëzimin e obusëve u nënshkrua më 21 dhjetor të vitit 2022, ndërsa ato u dorëzuan së bashku me municionin përkatës.

 BORAN konsiderohet obusi më i lehtë në klasën e tij dhe mund të transportohet me helikopter, duke e bërë atë veçanërisht të përshtatshëm për operacione mobile. Ka një rreze veprimi deri në 17 kilometra dhe mund të vendoset për një minutë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More