Takim Dimitrieska-Koçoska – Vukoviq: Maqedonia merr kryesimin e CEF-it

nga Redaksia

Shkup, 21 qershor – Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila ndodhet për një vizitë pune në Mal të Zi, sot në Podgoricë u takua me homologun e saj malazez, ministrin e Financave Novica Vukoviq. Tema kryesore e takimit ishte marrja formale e kryesimit të Këshillit Drejtues të Qendrës për Zhvillimin e Financave (CEF) nga Ministria e Financave, e cila më parë mbahej nga Ministria e Financave e Malit të Zi.

Ministrat biseduan  për prioritetet e ardhshme të CEF-it, në veçanti për rolin e institucioneve në përmirësimin e kapaciteteve të menaxhimit me financat publike, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis shteteve anëtare.

 “Vëmendje e veçantë iu kushtua planifikimit të buxhetit në kontekstin e rregullave fiskale të Bashkimit Evropian – mbajtja e një deficiti buxhetor nën 3 për qind të PBB-së dhe borxhit publik nën 60 për qind. Ministrja Dimitrieska-Koçoska ndau angazhimet e Maqedonisë për respektimin e këtyre kritereve, ndërsa ministri Vukoviq ndau përvojat e Malit të Zi në planifikimin e buxhetit dhe monitorimin e disiplinës fiskale. Përveç kësaj, u diskutuan masat për të ulur borxhin publik dhe për të luftuar ekonominë gri. Në këtë kontekst, u përmend edhe harmonizimi i rregulloreve që lidhen me Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Drejtorinë Doganore, me qëllim përmirësimin e transparencës fiskale”, njoftoi Ministria e Financave.

 Në kumtesë, theksohet se ministrat shkëmbyen mendime edhe mbi sfidat që lidhen me blerjet onlajn nga jashtë vendit, veçanërisht nga aspekti i politikës doganore dhe tatimore, gjatë së cilës u shkëmbyen përvoja praktike nga të dy vendet.

Së fundmi, u theksua bashkërisht gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal, si dhe ndarjen e përvojave në procesin e integrimit evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More