Oda e Mjekëve të Maqedonisë shënoi 32-vjetorin e themelimit

nga Xh M

Shkup, 4 qershor – Manifestimin kushtuar 32-vjetorit të themelimit të Odës së Mjekëve, që sivjet u mbajt në Kërçovë, e shpalli të hapur anëtari i Këshillit Ekzekutiv, dr. Xhabir Bajrami, ndërsa më pas u prezantuan aktivitetet e realizuara gjatë periudhës së fundit njëvjeçare. Oda e Mjekëve ka punuar me përkushtim të plotë, janë ndërmarrë disa aktivitete që do të sjellin ndryshime pozitive në shëndetësi, tha kryetarja e Odës së Mjekëve, prof. dr. Kalina Grivçeva Stardellova.

“Kjo ngjarje nuk është vetëm shënim i përvjetorit të Odës së Mjekëve, por edhe një shënim i përkushtimit të punëtorëve shëndetësor në sfidat e zhvillimeve në një kohë të përballjes së përditshme me nevojat e pacientëve. Edhe gjatë periudhës që vjen, angazhimi ynë do të fokusohet në arritjen e synimeve parësore për një sistem të avancuar shëndetësor që do të jetë në funksion të shërbimit cilësor ndaj pacientëve.”, – theksoi kryetarja e Odës së Mjekëve, prof. dr. Kalina Grivçeva Stardellova.

Për sfidat e Odës së Mjekëve për periudhën që vjen dhe inkurajimin e kuadrove të reja, foli zëvendëskryetari i Odës së Mjekëve, doc. dr. Bekim Ismaili, i cili nënvizoi se angazhimi permanent i Odës së Mjekëve është përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe ndërprerja e migrimit të personelit mjekësor.

Në fund të këtij manifestimi u ndanë edhe shpërblimet dhe mirënjohjet e zakonshme për arritjet në fushën e shëndetësisë. Shpërblimin për punë efektive e fitoi dr. Pançe Arsov, ndërsa pllakatin për arritje shkencore e fitoi dr. Llazar Çadievski. Komisioni u ndau shpërblime edhe tre studentëve që kanë shënuar rezultate kulmore gjatë arsimit universitar për mjekësi: Anastasia Petliçkovska nga fakulteti i mjekësisë në Universitetin “Kirili dhe Metodi”, Biljana Kacarova nga fakulteti i mjekësisë në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip dhe Albina Ramadani nga fakulteti i mjekësisë në UT.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More