Zgjedhjet në Luginë kush fitoi e kush humbi?

nga I.A

Shkup, 4 qershor – Të dielën Lugina votoi, urohet që pas zgjedhjeve të ketë ndryshim sistematik dhe jo vetëm figurativ. Lugina e Preshevës është zonë shqiptare e lënë në harresë për dallim prej interesit të treguar nga qeveria Kurti. Por, edhe përkundër kësaj sërish kishte zëra që edhe ndihmën e interpretonin në forma të ndryshme. Serbia po zhvillon me vite të tëra politika anti-shqiptare në Luginën e Preshevës, madje deri në ato përmasa saqë shfaqet rreziku edhe për spastrim etnik, por ish kryetarit të Preshevës Shqipërim Arifit apo “kullerit” nuk i kujtohej njëherë të fliste për politikat anti-shqiptare të Vuçiqit. Pasi për të armik i shqiptarëve ishte Albin Kurti dhe jo Aleksandër Vuçiq. Megjithatë, ndryshimi në Luginën e Preshevës ndodhi pasi Shqiprim Arifi nuk duhej të ishte as administrator në komunë e lëre më në krye të komunës, e kjo mbeti pjesë e historisë së zymtë të së kaluarës, pasi Arifi nuk ka çfarë kërkon më në komunë pos kryerjes së ndonjë shërbimi administrativ si gjithë qytetarët tjerë, shkruan Zhurnal.

Zgjedhjet lokale në Luginë: Arbër Pajaziti fiton në Bujanoc, Ardita Sinani në Preshevë

Qytetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit kanë votuar të dielen për zgjedhjet lokale.

Në Bujanoc, fitore ka korrur Fronti për Ndryshim i Arbër Pajazitit me rreth 3200 vota. Në vendin e dytë është radhitur Lëvizja e Progresit Demokratik e Shqiprim Musliut me 3100 vota. Koalicioni rreth Partisë Progresiste të presidentit Aleksandar Vuçiq mori besimin e 3000 qytetarëve.

Partia Demokratike e kryetarit aktual të Bujanocit, Nagip Arifi, arriti kuotën e rreth 2200 votave. Lista e kandidatit të pavarur, Dejan Stojanoviq mori 2100 vota, kurse Partia për Veprim Demokratik e kandidatit Ragmi Mustafi rreth 2000 vota. Koalicioni i partive rome siguroi 1100 vota, ndërsa Koalicioni i partive rreth kandidatit, Sasha Arsiq 650 vota.

Nga 59 vendvotime, në Bujanoc ngelen kontestuese dy sosh, një në Tërnoc dhe një në Muhoc. Vetëm pas vendimit të Komisionit Komunal Zgjedhor për rinumrim apo rivotim eventual do të dihet edhe përbërja e re e Kuvendit Komunal prej 41 këshilltarëve.

Në komunën e Bujanocit të drejtë vote kanë pasur pak më shumë se 43.000 qytetarë. Në Preshevë fitorja i ka takuar Partisë për Veprim Demokratik të kandidates, Ardita Sinani. Në këtë komunë të drejtë vote kishin rreth 43.500 qytetarë ndërsa u votua në 37 vendvotime për 38 këshilltarë të kuvendit komunal.

Radhitja e subjekteve pas numërimit preliminar të votave është kjo:

Partia për Veprim Demokratik – 4080 vota,

Partia Demokratike Shqiptare – 3093 vota,

Alternativa për Ndryshim – 2856 vota,

Lëvizja për reforma – 2140 vota,

Aleanca për Luginën – 1154 vota

Unioni Demokratik Shqiptar – 566 vota,

Lista serbe – 641 vota.

Ish kryetari Shqipërim Arifi ishte në të njëjtën gjatësi valore me Vuçiq –

Përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në pozicionin më të vështirë duke punuar për shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, si dhe duke u përballur me presionin e shumëfishtë nga Serbia, ndërkombëtarët, opozita, i kishte ardhur radha edhe këtij djalit me flokët e gjata që të merret me Kurtin.

Kujtojmë që, që Qeveria e Kosovës në krye me Kurtin ka ndarë 2 milionë euro për ta ndihmuar Luginë e Preshevës, gjë që nuk e kanë bërë qeveritë paraprake. Madje, kjo mund të jetë edhe njëra ndër arsyet pse Kurti ishte i padëshirueshëm për Arifin. Për një ish kryetar të Komunës së Preshevës shqiptar i mirë është ai që nuk interesohet e as që e ndihmon Preshevën.

Tash e tutje buxheti për Luginën e Preshevës nuk do të jetë kurrë më pak se 2 milionë euro, ka thënë armiku i Shqiprim Arifit dhe Aleksandër Vupiqit, kryeministri Kosovës, Albin Kurti, në pyetje parlamentare në Kuvend të Kosovës. Ai i rikujtoi pyetjeve të deputetëve se për 20 vjet qeveritë e mëparshme të Kosovës e të Shqipërisë kanë ndarë vetëm 480 mijë euro, as çerekun e shumës që qeveria Kurti për një vit e ka ndarë për Luginën.

Qasja e pakuptimtë dhe pa shije e Shqipërim Arifit arriti ta dërgojë në pension të parakohshëm, dhe t’i sigurojë fitore bindëse kandidates Ardita Sinani. Pritet që Sinani përvojën e saj shumë vjeçare ta kanlizojë në shërbim të qytetarëve të Luginës të cilët më shumë se asnjëherë më parë kanë nevojë për rikthim të dinjitetit të tyre.

Kujtojmë se, në Serbi nuk dihet saktë se sa shqiptarë jetojnë, pasi ata patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011. Në bazë të një vlerësimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të bërë në vitin 2015, u tha se janë rreth 70 mijë banorë shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Rreth 20,000 shqiptarë raportohet se kanë migruar në Kosovë për arsye të ndryshme. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More