ODIHR filloi me vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

nga D. V.

Shkup, 5 shtator – Në prag të zgjedhjeve lokale 2025, sot zyrtarisht do të fillojë vëzhgimi nga ana e misionit të OSBE/ODIHR-së, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dje njëzëri i miratoi kërkesat për akreditimin e 14-të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në seancën e djeshme informoi se sot do të mbahet takim i parë zyrtar me përfaqësuesit e Komisionit vëzhgues, me çka edhe formalisht do të fillojë puna e tyre.

“Njoftoj opinionin se prej nesër zyrtarisht do të kemi takim me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ODIHR-së dhe prej sot fillon puna e tyre dhe vëzhgimi zyrtar i zgjedhjeve. Ata do të jenë në komunikim të vazhdueshëm me KSHZ-në dhe do të marrin pjesë në të gjitha seancat e tona të hapura publike”, deklaroi Kondaro në seancën e djeshme.

KSHZ-ja dje miratoi edhe dy kërkesat e para për akreditim: njëera për gjashtë vëzhgues, tjetra për tetë vëzhgues.

Në mënyrë shtesë, anëtarët e Komisionit miratuan ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për regjistrin e radiodifuzerëve, mediave të shkruara dhe elektronike, si dhe internet portalet, të cilat do t’i mbulojnë zgjedhjet.

Në seancën u shqyrtuan edhe 34 kërkesa për përjashtimin e kryetarëve, zëvendësve dhe anëtarëve të Komisionit të zgjedhjeve komunale, ndërsa në vend të atyre u emëruan persona të rinj.

Rrethi i parë për zgjedhje të kryetarëve të komunave dhe anëtarëve të këshillit të 80 komunave dhe Qytetit të Shkupit do të mbahet më 19 tetor, ndërsa rrethi i dytë duhet të mbahet me 2 nëntor në njësitë e vetëqeverisjes lokale, në të cilat zgjedhjet nuk do të përfundojnë në rrethin e parë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More