VLEN: Rrënimi i BDI-së në Zonën 1 nga Izet Mexhiti, shkakton tërmet në Reçicë

nga Redaksia

Shkup, 5 shtator – “BDI dhe e vërteta janë të shkurorëzuara që moti, por më shumë se gjithçka i ka djegur momenti kur Izet Mexhiti shkuli Blerim Bexhetin, Artan “non grata” Grubin e Bujar Osmanin bashkë me gjithë garniturën e tyre nga Njësia Zgjedhore numër 1.

Që atëherë, BDI ka humbur toruan dhe mundohet të mbulojë dështimin me shpifje, destabilizim e Fake News, por faktet janë kokëforta kundër tyre.

Fakt është se takimi i Bujar Osmanit me Nikolla Gruevskin e listës së zezë është i dokumentuar dhe nuk mund të fshihet me kumtesa të shkruara në kuzhinat e propagandës.

Fakt është se automjeti i Ali Ahmetit u mbajt me orë të tëra në stacion policor për shkak të dyshimeve se ish-kryeministri Gruevski ishte nxjerrë nga shteti me të.

Fakt është se përmes Daka Davidoviqit, BDI ishte gati t’ia falte Tetovën si pashallëk.

Fakt është se Osmani e Grubi i dhanë nënshtetësi biznesmenit kontravers, të futur në listën e zezë amerikane, Aleksandar Onishçenko.

E njëjta logjikë e nënshtrimit e ndjek BDI-në edhe në skenën ndërkombëtare.

Fakt është se BDI u bë promotori kryesor i projektit serb “Ballkani i Hapur”, i kundërshtuar nga VLEN dhe Kosova si rrezik për shqiptarët.

Fakt është se Bujar Osmani, si shef i OSBE-së, zhvilloi 11 takime në Beograd dhe asnjë në Prishtinë.

Fakt është se ai dështoi në dënimin e sulmit terrorist të Banjskës, ndërsa plani i tij 9-pikësh për veriun e Mitrovicës u hartua në favor të Serbisë.

Fakt është se Fatmir Besimi shtrëngonte duart me Shutanovacin e gjeneralin serb Ljubisha Dikoviq, të njohur për krime mbi shqiptarët.

Prandaj, çfarëdo që të shpifin sot për “botën serbe”, për zhbërjen e MO-së apo për referendumin e mbijetesës së tyre, e vërteta është një: BDI po plas nga fakti se VLEN në zgjedhjet lokale po ua imponon reformën që ata e kanë aq shumë frikë.” VLEN

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More