Opozita depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për “McGonigal”

nga L. M

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit “për verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal”.

Sipas opozitës në komision kërkohet që të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin Charles McGonigal; (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, korrektësisë dhe ndershmërisë në raportet e zyrtarëve shqiptar me zyrtarët e huaj.

Komisioni propozohet të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, me një afat veprimtarie prej 6 muajsh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More