Vjero: Synojmë përfshirjen e mbi 40 mijë të punësuarve të rinj në skemën e sigurimeve

nga D V

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero tha se, “informaliteti lidhet me mosdeklarimin e pagave reale dhe është një fenomen që prek jo vetëm stabilitetin ekonomik por edhe jetën e përditshme të qytetarëve”.

E pranishme në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, mbi informalitetin ajo theksoi se, “mosdeklarimi i pagës ndikon drejtpërdrejtë në uljen e të ardhurave në buxhet, dobësimin e sigurimeve buxhetore, apo dhe konkurrencën e parregullt në tregun e punës”.

Vjero bëri të ditur se, përballë kësaj sfide, qeveria ka hartuar dhe po diskuton me biznesin Strategjinë 2024 -2027, për formalizimin e ekonomisë. Kjo strategji është një plan masash që ka për qëllim goditjen e informalitetit dhe deklarimin e pagave. Ajo targeton edhe sektorët ku informaliteti është më i prekshëm.

“Objektiv i Strategjisë është që në periudhë afatmesme të përfshijmë mbi 40 mijë të punësuar të rinj në sistemin e sigurimet shoqërore dhe të rrisim deklarimin për 100 mijë të punësuar aktual”, tha ajo.

Sipas saj, janë një sërë masash për ndërgjegjësimin nëpërmjet fushatave të ndryshme për rëndësinë e deklarimit, fuqizimin e kontrolleve dhe zvogëlimin e parasë cash në ekonomi.

“Lufta ndaj informalitetit nuk është një çështje fiskale por përpjekje për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme efikase në bashkëpunim me biznesin”, deklaroi Vjero.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More