Orban: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi jetike për BE

nga Xh M

Budapest, 12 shtator – Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se stabiliteti në vendet e Ballkanit Perëndimor ka rëndësi jetike për Bashkimin Evropian (BE).

Orban u takua Budapest të Hungarisë me Milorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska një nga dy entitetet në Bosnjë e Hercegovinë.

Pas takimit në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Orban tha se “Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi jetike për BE-në”.

Më tej Orban theksoi se “Në vend të leksioneve dhe sanksioneve ne besojmë në dialog dhe bashkëpunim. Takimi im me Dodikun u mbajt për këtë qëllim”.

Dodik në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se ka patur një takim shumë produktiv me “një burrë shteti dhe mik të madh”. “Hungaria interesohet nga afër për proceset e anëtarësimit në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More