Osmani për takimin me kreun e Antigua dhe Barbuda: Hap i partneritetit më të fuqishëm

nga Xh M

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e pati kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje kreut të shtetit të Antigua dhe Barbuda, Sir Rodney Errey Lawrence Williams, guvernator i Përgjithshëm.Në një postim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se me të diskutuan një mori çështjesh që janë në interesin e të dyja shteteve.

“Shpreha mirënjohjen e thellë për njohjen që vendi i tij i bëri Kosovës në vitin 2015, një akt që forcoi pozitën tonë ndërkombëtare dhe dëshmoi mbështetje parimore për shtetësinë tonë”.“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të interesit të përbashkët si dhe për mbështetjen e Kosovës brenda komunitetit CARICOM”, ka shkruar Osmani.
E njëjta shtoi se ky takim është një hap i rëndësishëm drejt një partneriteti më të fuqishëm në mes të dyja shteteve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More