Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë

nga D. V.

Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini.

Osmani i uroi ambasadorit Antonini mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij diplomatik në Kosovë, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe forcimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Në takim u theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, si dhe bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në takim u nënvizua rëndësia jetike e ecjes përpara në procesin e integrimit euro-atlantik të shtetit tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More