Osmani pret në takim kryeparlamentaren sllovene

nga D V

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, raporton Ekonomia Online.

Takimi është duke u zhvilluar në presidencë dhe mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Kryetarja Klakočar Zupančič, është takuar sot gjatë ditës edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, e cila pas takimit në një konferencë për media ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë përpara, dhe se Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën.

Kryetarja Klakočar Zupančič gjatë ditës do të zhvillojë takim edhe me  ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More